Prokuroria ka kërkuar dënimin e të akuzuarve për sulmet në zyret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicë të Veriut. Në fjalën përfundimtare, prokuroria ka deklaruar se është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale duke u marrë vesh paraprakisht dhe duke komunikuar mes tyre.

Në fjalën përfundimtare të saj është thënë se është provuar që të njëjtit kanë kryer veprat penale, ne bashkekryerje.

“Po në këtë gjykatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar qartë se të akuzuarit e sapo përmendur e kanë kryer veprën penale, kryetja e veprës terroriste në të vërtetë. Kjo vepër është kryer në bashkëkryerje dhe gjendja faktike e përshkruar në aktakuzë në mënyrë të plotë, të qartë dhe bindëse është vërtetuar nga administrimi i shumë provave materiale dhe jo materiale. Secila nga provat e administruara, të ndërlidhura njëra me tjetrën në mënyrë të logjikshme dhe racionale, përtej çdo dyshimi të bazuar, ka vërtetuar faktin se të akuzuarit me dashje direkte sipas aktakuzës,” ka thënë prokurorja Fikrije Fejzullahu.

Për sulmet në zyret e KKZ-së janë të dyshuar Millun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq dhe Mimoir Vakiq.