Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve për sulmin ndaj KKZ-së në veri
Gati tri vjet pas sulmit ndaj zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, gjykimit për këtë rast po i vjen fundi. Në seancën e sotme ndaj të akuzuarve Milun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq e Miomir Vakiq palët kanë nisur me dhënien e fjalëve përfundimtare. Prokuroria ka kërkuar dënimin e tyre, meqë […]
Gati tri vjet pas sulmit ndaj zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, gjykimit për këtë rast po i vjen fundi.
Në seancën e sotme ndaj të akuzuarve Milun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq e Miomir Vakiq palët kanë nisur me dhënien e fjalëve përfundimtare.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tyre, meqë sipas saj, gjatë procesit gjyqësor është provuar se të njëjtit janë fajtorë për veprat që akuzohen.
“Po në këtë gjykatë gjatë shqyrtimit gjyqësor është vertetuar qartë se të akuzuarit e sapo përmendur e kane kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në të vërtetë kjo vepër e kryer në bashkëkryerje dhe gjendja faktike e përshkruar në aktakuzë në mënyre të plotë të qartë dhe bindëse është vërtetuar nga administirimi i shumë provave materiale dhe jo matrriale…”, ka thënë Fikrije Fejzullahu – Prokurore.
Të kundërtën e kësaj që e tha Prokuroria, e thanë i akuzuari Milun Millenkoviq dhe avokati i tij.
Milenkoviq, i njohur me nofkën ‘Llune’, ndonëse në seancat e kaluara, ishte mbrojtur në heshtje, në fjalën përfundimtare vendosi të flasë.
“Unë qëndroj para jush pa asnjë marre e hezitim, ju vështroj në sy pavarësisht asaj që më ka ndodhur kohën e fundit, nuk e konsideroj vetën fajtor dhe ju lutem te gjykoni sipas drejtësisë të mos dënoni asnjë njeri pa prova…”, ka thënë Millun Milenkoviq – I akuzuar.
E, avokati i tij tha se provat janë të montuara nga Prokuroria Speciale dhe se nuk është arritur të vërtetohet asgjë.
“Gjatë procedurës nuk është provuar që Millun Milenkoviq ka hedhur ndonjq mjet shpërthyees… pretendimi të dobët të prokurorisë e vetmja nxjerrje e gjithë kësaj procedure mund të jetë një aktgjykim lirues”, ka thënë Predrag Milijkoviq– Avokat.
Seanca është ndërprerë për shkak të temperaturave të larta, e mos funksionimit të klimatizimit në sallën e gjykatës, për të vazhduar në fund të korrikut me fjalët përfundimtare të palëve të tjera.
Millenkoviq dhe ish-policët në Policinë e Kosovës Vllajiq, Pantiq dhe Vakiq, akuzohen për sulmin me granata në zyrën e KKZ-së në Mitrovicën Veriore në dhjetor të vitit 2022.















