Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prizren- Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Prizren- Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Mehmeti theksoi se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Mehmetit.

Ndryshe, të dielën, Policia njoftoi se si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe motoçikletës, ka ndërruar jetë personi që po drejtonte motoçikletën dhe bashkudhëtari i tij. Po ashtu, Policia njoftoi se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kurse, përmes raportit 24 orësh, të hënën, Policia bëri të ditur se deri tek aksidenti dyshohet se erdhi pasi e dyshuara derisa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës  dhe goditet me motoçikletën. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika