Prokuroria kërkon paraburgim për serbin në veri që iu konfiskuan mbi gjashtë mijë fishekë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj serbit në veri që iu konfiskuan nga Policia e Kosovës mbi 6 mijë fishekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Mitrovicë ndaj shtetasit të Serbisë, i cili ishte arrestuar të martën në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi iu gjetën mbi 6 mijë fishekë në veturën e tij.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Preteni ka bërë të ditur se ai dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për caktimin e paraburgimit për personin e arrestuar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndryshe, të martën e 21 shkurtit, një serb është arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli të Policisë-Kufitare në Veri.

Policia ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë që po e drejtonte një mashkull serb, të cilit i kanë gjetur afro 6 mijë e 300 copë fishekë.

Të njëjtin e kanë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i është inicuar rasti penal dhe është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika