Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, më 18 korrik i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin me inicialet B.M., duke e goditur me thikë në disa pjesë të trupit.

“I dyshuari me datë 18 korrik me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit. Nga këto veprime i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet i shtrirë në Kirurgjinë Torakale në QKUK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar në mbajtje.

“I dyshuari është arrestuar ditën e djeshme, datë 18 korrik, dhe nga arrestimi me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika