Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj një personi të mitur, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e rëndë të zyrtarit policor Muhamed Lika, ngjarje që ndodhi më 1 prill në qytetin e Kaçanikut.

7 të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika – Hoxha dhe kryeprokurori i Ferizajt japin detaje për aksionin në Kaçanik

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i mituri, në bashkëkryerje me gjashtë persona të tjerë madhorë me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., kanë kryer vrasjen e rreshterit Lika me qëllim dhe përgatitje paraprake.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, në katin e dytë të ndërtesës ku jetonte viktima. Sipas hetimeve, pas përfundimit të orarit të punës, rreshteri Lika ishte përcjellë nga të dyshuarit deri te hyrja e banesës së tij. Teksa ai ngjitej shkallëve për në banesë, i mituri e kishte ndjekur nga pas dhe, pasi ishin futur në ndërtesë, kishte qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale Vrasja e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku,pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në njoftim e prokurorisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika