Prokuroria konfirmon bastisjen në Prishtinë: Dyshohet për shërbime të kundërligjshme mjekësore
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar bastisjen e një objekti afër Stacionit të Policisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, në atë objekt dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar bastisjen e një objekti afër Stacionit të Policisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në atë objekt dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në njoftim.
Bastisja është ende duke vazhduar.















