Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për mundësim dhe ofrim të lokaleve për prostitucion

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., i dyshuar për veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, i dyshuari në cilësinë e menaxherit të një moteli ka ofruar lokalin e tij për ushtrimin e prostitucionit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, në cilësinë e menaxherit të motelit, ka ofruar lokalin për të mundësuar prostitucionin,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po ashtu, nga Prokuroria theksohet se i dyshuari ka vepruar me dashje duke mundësuar ushtrimin e prostitucionit përmes punësimit të një personi me inicialet B.Xh., me qëllim ofrimin e shërbimeve seksuale me pagesë.

“Në bazë të provave të siguruara, ekziston dyshimi se i pandehuri ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit përmes angazhimit të një personi tjetër për ofrimin e shërbimeve seksuale,” thuhet më tej.

Më 29 qershor 2026, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në flagrancë.

I pandehuri aktualisht ndodhet në masën e ndalimit 48-orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika