Prokuroria në Ferizaj ndalon për 48 orë të dyshuarin për sulm seksual ndaj së miturës

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze të mitur, me të cilën dyshohet se kishte një lidhje dashurie, dhe do të kërkojë masën e paraburgimit në gjykatë

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të enjten, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”, sipas KPRK-së.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjithashtu ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika