Prokuroria në Pejë hoqi dorë nga aktakuza për ngacmim që vetë e ngriti

Cenim i parimit të së drejtës, po cilësohet tërheqja e prokurorisë së Pejës nga aktakuza për një rast ngacmimi. Profesoresha Gjylbehare Murati, i kishte denoncuar në organet e drejtësisë dy studentë të saj për ngacmim, por është shprehur e zhgënjyer nga trajtimi i prokurorisë. Prokurorja ishte tërhequr nga aktakuza në seancën përfundimtare, nën arsyetimin e mungesës së provave, por kjo, nuk po i duket e besueshme viktimës

Një masë disiplinore e shqiptuar ndaj një studenti, kishte sjellë pasoja për profesoreshën Gjylbehare Murati.

Kjo pasi që dyshohet se ajo kishte qenë viktimë e ngacmimit nga i njëjti dhe një tjetër student.

Për këtë, pas denoncimit të rastit, Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë kundër studentëve për veprën penale të ngacmimit.

Në cilësinë e të dëmtuarës, ajo kishte dëshmuar në procesin që pas ngritjes së aktakuzës e konfirmimit të saj, u  zhvillua pranë Gjykatës Themelore të Pejës.

Dy të rinjt, identiteti i të cilëve është i njohur për televizionin, akuzoheshin se kishin përcjell dhe shqetësuar vazhdimisht profesoreshën Murati.

Shkak për këtë, siç potencohej, ishte masa disiplinore e shqiptuar në periudhën që e njëjta kishte qenë dekane në Universitetin e Pejës.

Por, në seancën që planifikohej të ishte e fundit për këtë rast, prokuroria Sadije Muriqi ishte tërhequr nga aktakuza.

Këtë, e kishte bërë nën arsyetimin e mungesës së provave.

Por, Muratit, ky veprim i duket i padrejtë dhe ka kritika për mungesë serioziteti në trajtimin e rastit të saj.

“Morri 3 vjet për me ardh deri te kjo, dhe cfarë ndodhi prokuroria në fjalë, janë ndërruar nëse nuk gaboj dy prokurorë, por kjo prokurore ajo faktikisht nuk e morr me seriozitet këtë rast, cka është më e keqja qasja e saj etika e saj profesionale karshi meje ishte e tmerrshme, saqë kjo më shkaktoj edhe një shqetësim dhe dëm më të madh, dhe thash nëse ky rast do të përfundoj kështu do i hap rrugë edhe studentëve të tjerë”, ka thënë Murati.

Por, Murati thotë se për këtë rast do të ankohet.

“Unë do të vazhdoj do të kërkoj drejtësi jo për veten time, do kërkoj drejtësi për të gjitha gratë të cilat ballafaqohen me padrejtësinë, me presione me ngacmime, me kërcënime, do ti drejtohem edhe kryeprokurorit të Pejës, do ti drejtohem edhe Këshillit Prokurorial”, ka shtuar Murati.

Televizioni ka kontaktuar edhe me zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Pejë, për të kuptuar më shumë për arsyet e tërheqjes së aktakuzës, por të njëjtit nuk kanë qenë në gjendje të japin sqarime shtesë.

Ndërkohë avokatja e njërit prej të akuzuarve në këtë rast, e kontaktuar nga Dukagjini tha se aktakuza nuk kishte pasur bazë ligjore dhe se mbështetej në dëshmi tendencioze të denoncueses.

Përgjithësisht, rastet e dhunës në baza gjinore dhe trajtimi i tyre brenda institucioneve të sigurisë e drejtësisë, ndër vite mbeten problematike për një varg arsyesh.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika