Prokuroria në Pejë jep detaje për lëvizjen antiislame në Deçan

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për fillimin e hetimeve për lëvizjen anti-islame në Deçan

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Pejë ka filluar hetimet lidhur me lëvizjen antiislame në Deçan.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se i kanë monituruar të gjitha deklaratat për media të organizatorëve që kanë marrë përsipër këtë iniciativë.

“Sot, si Prokurori Themelore në Pejë kemi hapur rast duke shqyrtuar mundësitë se mund të ketë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, mosdurimit, dhe për këtë rast është njoftuar opinion publik”, ka thënë Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se nëse hasen elemente të tilla, do të autorizohet Policia e Kosovës për të marrë veprime konkrete.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika