Prokuroria në Pejë jep detaje për vdekjen e punëtorit në Gllaviçicë

Ilustrim

Një punëtor ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Gllaviçicë të Pejës.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe janë duke u zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit, Policia e Kosovës me të gjitha njësitë relevante dhe njëkohësisht inspektorati i punës. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë duke u marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do të na çojnë drejt zbulimit të shkaqeve, rrethanave se si ka ndërruar jetë viktima.

Viktima është dërguar në spital pa shenja jete”, ka deklaruar Nikçi për Dukagjinin.

Një person humb jetën në vendin e punës në Pejë

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika