Prokuroria ngre aktakuzë për veprën penale “vrasje të rëndë në tentativë” në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale A.N për dy vepra penale, e para "Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë" dhe e dyta " Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve"

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale A.N për dy vepra penale, e para “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe e dyta ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, personi me iniciale A.N, në Gjakovë në rr. “Bardhyl Qaushi” “me dashje, për motive të ulëta ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin F.N, në atë mënyrë ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna dhe me të takuar rreth orës 12:20 min të dëmtuarin, e nxjerrë revolen nga xhepi dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë ku si pasojë e gjuajtjes të dëmtuarit i shkakton plagë në regjionin e krahut të dorës së majtë dhe të regjionit ijor (lumbal) të anës së djathtë të trupit, të shkaktuara nga veprimi dinamik i predhës të hedhur nga arma e zjarrit dhe si të tilla, bëjnë pjesë në lëndimet e lehta trupore dhe me lëndim të përkohshëm të shëndetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika