Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informata dhe prova lidhur me mungesën e trajtimit të mbeturinave në kryeqytet, e cila ka shkaktuar një situatë shqetësuese mjedisore.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokurori i Shtetit, në rolin e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, e paraparë me nenin 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.