Prokuroria nuk tregon nëse janë gjetur mostrat e Astrit Deharit

Ende nuk dihet nëse mostrat e zhdukura disa muaj më parë, të Astrit Deharit, janë gjetur. Asnjë institucion që është i përfshirë në këtë rast, nuk është përgjigjur në lidhje me raportimet e mediave, se një pjesë e mostrave janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sqarime nga Prokuroria ka kërkuar edhe familja Dehari

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka qëndruar e heshtur rreth pretendimeve se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Nga ky institucion nuk janë përgjigjur nëse disa nga mostrat e Deharit janë gjetur, ashtu siç raportohet në media, apo nëse prokuroria ka dal në vendin e ngjarjes.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka thënë televizionit Dukagjini se përgjigje duhet të kërkohet nga Prokuroria.

Asnjë informacion në lidhje me këtë, përveç atyre që janë raportuar në media, nuk e ka edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
“Këto gjëra janë tepër serioze dhe mendoj që duhet Prokuroria t’i marrë tepër seriozisht, të mos lejojë rrjedhjen e informatave, pa marrë parasysh që mediat nuk kanë faj, e kanë këtë punë dhe i publikojnë çka kanë, por do duhej Prokuroria me dy fjali të tregojë a janë gjetur apo jo mostrat”, ka thënë Gashi.

Gashi, thotë së situata e krijuar me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, është jo normlae.

“Por situata të tilla po zhvillohen edhe tani kemi një situatë jo normale të një hetimi penal  që po bëhet, ka informata që ato janë gjetur brenda IML-së e nuk janë në frigoriferë, e i bje që këto mostra janë lënë në një ambient të tillë se janë mostra biologjike dhe janë të gjakut, dhe mund t’u humbet kualiteti dhe jenë të pavlefshme”, ka shtuat ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë për media, kishte njoftuar se disa mostra të Deharit, janë zhdukur nga IML-ja, dhe më pas ishin suspenduar përkohësisht 4 zyrtarë të këtij institucioni.

Astrit Dehari, vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, në 2016, derisa ende nuk është ardhur në një përfundim nëse rasti kishte qenë vrasje apo vetëvrasje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika