Prokuroria për vdekjen e 65-vjeçarit në Mitrovicë: Është vrasje e dhunshme, s’ka të dyshuar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e ka cilësuar si vrasje të dhunshme, rastin e vdekjes së 65-vjeçarit i cili ishte anëtar i Shoqatës së të Shurdhërve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se më 10 janar të vitit 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate.

“Vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjekoligjor që ka dalë në vendngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftim.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryesi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

Ndryshe, të martën, një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve në Mitrovicë. Për këtë, raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thotë se viktima dyshohet se është goditur me mjet të fortë.

“Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjet të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

Kështu thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për rastin e 65-vjeçarit që dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë, të martën.

Sipas raportit, dyshohet se viktima është goditur me një mjet të fortë.

Ndërkaq, të martën, lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai kishte thënë se kanë nisur hetimet për veprën penale të vrasjes.

“Vrasje / Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën ‘Avni Shabani’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit, në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ‘vrasje’”, kishte thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika