Prokuroria po heton vdekjen e foshnjës 8-muajshe që lindi në shtëpi

Një foshnje e porsalindur ka vdekur gjatë orëve të para të së martës në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë. Nga kjo klinikë bëjnë me dije se foshnja kishte lindur në shtëpi, derisa në klinikë ishte sjell në gjendje të rëndë. Me rastin po merret Prokuroria

Jetonte fare pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Prishtinë, por një nënë procesin e lindjes e kreu në banesën e saj një ditë më parë.

Ndonëse nuk dihen shkaqet pse lindja u bë në ambiente banimi, televizioni mëson se foshnja lindi në muajin e tetë nga gruaja rreth 30-vjeçare, shtetase e Kosovës.

Ajo kërkoi ndihmë në Klinikën e Neonatologjisë rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Ashtu siç kanë njoftuar nga kjo klinikë, foshnja e gjinisë mashkullore ishte pranuar në gjendje të rëndë, derisa përkundër përpjekjeve të ekipit, foshnja ka vdekur gjatë orëve të para të së martës.

“Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë, e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës, me kordon umbilikal të pa përpunuar profesionalisht! Foshnja reanimohet, intubohet, ventilohet dhe bëhen masazhe kardiake dhe vendoset ne ventilim mekanik. Gjendja klinike e foshnjes ka qene shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kane indikuar gjendje të rëndë”, ka thënë Hajrije Ismaili, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë.

Derisa trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për obduksion, nëna vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Për rastin në fjalë, tanimë kanë nisur hetimet.

“I njëjti ka autorizuar Policinë që të fillojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si ka ardhur deri te rasti. Rasti është duke u trajtuar si hetim mbi vdekjen dhe aktualisht po ndërmerren hetime”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Rasti është duke u trajtuar nga departamenti i krimeve të rënda.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika