Prokuroria pritet të kërkojë masën e paraburgimit për dy mjekët e arrestuar, nën dyshime për ryshfet

Prokuroria Themelore e Gjilanit pritet të kërkojë masën e paraburgimit për dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, nën dyshimet për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore e Gjilanit do të kërkojë masën e paraburgimit për dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, nën dyshimet për marrje të ryshfetit.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit, si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mjeku anesteziolog dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh, për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Para arrestimit, hetuesit kishin bërë simulimin e veprës penale.

“Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

“430 euro për një ndërhyrje” – arrestohet anesteziologu dhe kirurgu nga Gjilani dyshohet se kërkuan ryshfet

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika