Prokuroria propozon vazhdimin e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy familjarëve të tij

Ish-gjenerali, Nuredin Lushtaku

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka propozuar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy të tjerëve, të cilët dyshohet se kanë plagosur dy zyrtarë policorë.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre persona që gjenden në paraburgim”, ka thënë Preteni.

Si ndodhi incidenti?

I biri i Nuredin Lushtakut ishte ndaluar në komunikacion, atij i ishte shqiptuar një tiketë.

Pas kësaj, ai kishte telefonuar babin e tij Nuredinin, i cili pas pak kohe kishte arritur në vendin e ngjarjes me automjetin e tij.

Ai ishte i shoqëruar me dy vëllezërit e tij, Faton dhe Arif Lushtakun. Të njëjtit kishin filluar të fjalosen me policin Enver Berisha.

Pas kësaj, siç mëson RTV Dukagjini, tre të pandehurit janë nisur në drejtim të policëve duke i fyer me fjalë. Në këtë rast, i dëmtuari Enver Berisha, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë dy herë në ajër me qëllim që të pandehurit të zbrapsen.

Mirëpo, ata ishin nisur që ta sulmonin të dëmutarin Enver Berishaj, i cili për të parandaluar sulmin nga ana e të pandehurve, kishte shtënë me armë dy herë në ajër. Atëherë të pandehurit e kishin goditur në kokë të dëmtuarin Enver Berishajn, me kontakt të armëve të shkurtëra, të cilat i mbanin në duar.

Në atë moment, i dëmtuari Enver Berishaj nga goditjet kishte rënë në tokë, ku ishte dëgjuar edhe një e shtënë.

Në mes të tyre ishte edhe i dëmtuari polici Mergim Geci, i cili kishte ndërhyrë në mes të dëmtuarit dhe të të pandehurve.

I njëjti ishte goditur nga një predhë.

Pas goditjes, ai ishte dëgjuar teksa bërtiste me zë të lartë.

“Po më dhemb këmba”, ishte dëgjuar të thoshte Geci.

Pas kësaj, Fatoni ia rrëmben nga dora armën policit të dëmtuarit Enver Berishaj.

Polici i cili ishte edhe dëshmitar Xhemë Murtezaj, kishte tentuar t’ia largojë armën të pandehurit Nuredinit.

Kjo, pasi i dëmtuari Enveri ishte shtrirë në tokë dhe mbi trupin e tij ishin dy të pandehurit, Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku.

Xhemë Murtezaj, kishte nxjerrë një sprej duke e hedhur në drejtim të të pandehurve.

Ai deklaron se e ka dëgjuar të shtënën e armës gjatë përleshjes së tre të pandehurve më të dëmtuarin dhe ka dëgjuar të dëmtuarin, Mërgimin, duke treguar se është plagosur.

Në mes të të pandehurve dhe policit Enver, kishte ndërhyrë edhe polici Bajram Behrami, me qëllim që t’i ndajë të pandehurit nga i dëmtuari.

Aty Behrami kishte dëgjuar të pandehurin duke thënë se “ia morëm armën”, dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa armën e policit Enver Berisha, i pandehuri Nuredin Lushtaku ia kishte dërguar Bekim Jasharit, i cili më pas e kishte dërguar në polici.

Gjatë këtij sulmi, i dëmtuari Enver Berisha ka pësuar dëmtime trupore.

Siç deklaron ky i dëmtuar, i njëjti ka thënë se ka shtatë qepje në kokë, ndërsa i dëmtuari Mergim Geci është plagosur në këmbë nga shkrepja e armës (tani për tani e panjohur).

Të pandehurit me këtë rast kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 6.

Nga shkresat e lëndës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Faton Lushtaku, Nuredin Lushtaku dhe Arif Lushtaku, secili veç e veç, prej datës së pacaktuar e tutje, kanë mbajtur në pronësi armë në shkelje mbi ligjin e zbatueshëm mbi armët.

Të pandehurit i kanë mbajtur armët dhe i kanë përdorur duke e goditur në kokë të dëmtuarin Enver Berisha, ashtu siç është cekur në pikën 1 të dispozitivit, dhe me këtë, të pandehurit kanë kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i armës”.

Po ashtu, i pandehuri Arif Lushtaku, deri më tre korrik të vitit 2022, ka mbajtur në pronësim armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të Kosovës dhe pistoletën Miami lod 92f me dy fishekë të kalibrit 9x9mm dhe një karikator të cilën i pandehuri e ka dorëzuar në polici.

Arma është konfiskuar dhe me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale “mbajtje e paautorizuar e armëve”.

Ndërkaq, në shkresat e lëndës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Faton Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku deri më dy korrik të vitit 2022 në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi”, kanë përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, të kalibrit të panjohur tani për tani duke e goditur në kokë me kontakt të armës policin Enver Berishan me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe me këtë kanë kryer veprën penale “posedim i armës apo mjet i rrezikshëm”.

Gjithashtu, nga shkresat e lëndës ekziston dyshimi i bazuar se Faton Lushtaku me këtë datë ka përdorur armën në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët.

Gjykata e Apelit vërteton vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Shija e redaktorit

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Mark Rutte do të jetë në krye të NATO-s

Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në...

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë...

Të fundit nga rubrika