Prokuroria shqiptare jep detaje lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, njofton se ish-pjesëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, është arrestuar për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se është ekzekutuar vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj shtetasit D. G., me qëllim ekstradimin, si dhe është ushtruar kontroll në vendin e banimit të tij.

“Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (‘shteti prites’). Gjithashtu, Gjykatësi i vetëm autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin e materialeve gjatë kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’)”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjatë procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se në vijim do të realizohen procedurat për ekstradimin e Goxhajt për në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika