Prokuroria Speciale apelon për kujdes në publikimet rreth gërmimeve në Zubin-Potok

Prokuroria Speciale

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte të kryera në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok.

Luta ka theksuar se për momentin nuk mund të jepen komente lidhur me procesin e gërmimeve që po zhvillohet në Zubin-Potok, ku ekziston dyshimi për një varrezë masive.

Ajo ka sqaruar se çdo konfirmim zyrtar mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente.

Njëkohësisht, Prokuroria Speciale u ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të tregojnë kujdes në publikimin e informacioneve të pakonfirmuara lidhur me këtë rast, në shenjë respekti për viktimat, identitetin e tyre, familjarët dhe vetë procesin hetimor.

“Nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në Zubin-Potok. Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga insitucionet kompetente. I bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe këtij procesi hetimor”, u shpreh Luta.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika