Prokuroria Speciale: E kemi vërtetuar se Mustafa është fajtor për të gjitha krimet e aktakuzës

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse nga ana e mbrojtjes. Ndërsa, Prokuroria Speciale në Hagë ka thënë se ka vërtetuar që i dyshuari Salih Mustafa është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës

Prokurori Cezary Michalczuk, dhe Salih Mustafa

Prokuroria Speciale në Hagë, ka deklaruar që është vërtetuar se ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës.

Në fillim në kundërpërgjigjen e tij ndaj mbrojtjes, prokurori Cezary Michalczuk, ka thënë se interesi i dëshmitarëve të mbrojtjes ishte në kontrast me ata të prokurorisë, ku këta të fundit kërkonin drejtësi pas 23 vitesh, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Dukagjini.

Sipas prokurorit, secila nga viktimat në mënyrë shumë  të besueshme tregoi historitë e ndalimit të tyre në këtë kompleks, ku historitë e tyre mbështeteshin nga njëra-tjetra dhe nga provat e pavarura të viktimave, do të ishte  pamundur të kishte një përputhje të tillë nëse do të ishin sajuar apo krijuar nga vetë nga dëshmitarët.

Po ashtu, ai ka thënë se nga pala tjetër ka miq të të akuzuarve, si Selatin Krasniqi që u lagua nga stalla pasi u torturuan viktimat, i cili ka thënë se nuk e kishte parë Muharrem Ajetin atje, kurse vet Ajeti ka thënë se kishte qenë atje.

“Është në dorën tuaj të merrni vendim se kë të besoni. Përpara se të vazhdoj, sot në mëngjes mbrojtja bëri akuza ndaj ZPS duke pretenduar pa bazë se ZPS për herë të parë e ka ndryshuar qëndrimin e vet gjatë ecurisë së kësaj çështje lidhur me të burgosurit dhe vendin ku janë mbajtur në kompleksin e ndalimit në Zllash dhe kështu e ka mashtruar jo vetëm mbrojtjen, por edhe trupin gjykues dhe gjykatësin e procedurës paraprake. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Dëshmitarët e ZPS dëshmuan në mënyrë konsekuente lidhur me vendin e ndalimit, si në deklaratat paragjyqësore dhe në gjykatë”, ka thënë ai.

Tutje, prokurori ka thënë se gjatë gjithë kohës mbrojtja ka pasur qasje prej muajsh në këto deklarata të ZPS-së dhe se qëndrimi i prokurorisë për këtë çështje është bërë i qartë edhe më shumë në parashtrimet e tyre, pikë së pari në dosjen paragjyqësore që kanë bërë të qartë se janë mbajtur në një vend të quajtur kompleksi në Zllash dhe asnjëherë nuk kanë bërë në dukje një vend ku janë mbajtur.

Sipas tij, dosja gjyqësore e bën të qartë ku janë mbajtur këta njerëz. Ai është shprehur se ZPS nuk ka ndryshuar qëndrimin e vet kur vije puna te ndërtesat, ku janë mbajtur viktimat.

Ai ka shtuar se alibia që ka paraqitur mbrojtja nuk është për t’u besuar.

Kurse, prokurorja Silvia D’Ascoli, ka parashtruar kundërargumentet e prokurorisë lidhur me deklaratën mbyllëse të prokurorisë, ku shtoi se qëndron argumenti i prokurorisë konflikti ishte i armatosur dhe jondërkombëtar dhe se  vepra penale e ndalimit arbitrar qëndron dhe ka bazë ligjore.

Ajo ka thënë se prokuroria ka vërtetuar se është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës dhe se këtë e ka vërtetuar prokuroria.

Avokati i Salih Mustafës: Prokuroria s’ka dhënë asnjë provë për të vërtetuar vendin ose kohën e vdekjes së viktimës

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika