Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani, të martën nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Sipas njoftimit, marrëveshja parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta, të përbërë nga prokurorë të dy prokurorive, që do […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani, të martën nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Sipas njoftimit, marrëveshja parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta, të përbërë nga prokurorë të dy prokurorive, që do të trajtojnë raste me ndikim të rëndësishëm për sigurinë dhe ligjshmërinë në Kosovë dhe Shqipëri.
“Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve”, thuhet në njoftim.
Të dy liderët e institucioneve të drejtësisë e vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjes si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në rajon, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të fortë mes dy institucioneve të drejtësisë.















