Prokuroria Speciale i quan të paqëndrueshme akuzat e ministrisë: Nuk kemi manipuluar me prova

Pas akuzës së Ministrisë së Drejtësisë karshi Prokurorisë Speciale të Kosovës, për propagandë në manipulim për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kjo prokurori ka reaguar duke i quajtur si pretendime të paqëndrueshme.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr.

“Pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik”, thuhet në komunikatë.

Sipas prokurorisë, e njëjta nuk ka komentuar raportin por vetëm kanë publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

“Andaj, kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë. Prokuroria Speciale e Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtojë rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në këtë komunikatë thuhet se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyjë në këtë rast.

“Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”.

Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, edhe pse thotë se s’ka gjetur ADN të tjetërkujt përveç të Astrit Deharit në objektet që ishin në kontakt me të, ka konkluduar se trupi i viktimës “përbën provën më të rëndësishme, por edhe provën e cila më së paku është përdorur”.

Sipas këtij instituti, në konkluzionin e pestë të ekspertizës thuhet se e vetmja mënyrë për të gjetur prova të mundshme do të ishte të riekzaminohej trupi pas zhvarrosjes, megjithatë ka thënë se për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar nuk e rekomandon.

Publikimi i këtyre konkluzioneve erdhi si përgjigje e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj kritikave të pushtetit.

Vdekja e Astrit Deharit

Më pesë nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta.

Ai kishte vdekur në ditën e 68-të të qëndrimit të tij në paraburgim në Prizren.

Deklaratat e para nga Policia e Kosovës ishin se Dehari kishte ndërruar jetë si pasojë e medikamenteve.

Por, vdekja e tij menjëherë u cilësua si e dyshimtë, ndërsa u kërkua që ndaj tij të bëhej edhe autopsia nga IML-ja.

Dyshime rreth vdekjes së Deharit pati edhe familja e tij.

Më shtatë nëntor të vitit 2016, ishte bërë edhe autopsia e trupit të Astritit ndërsa, Sylë Hoxha, ish-prokuror i Prizrenit atë kohë kishte dalë me deklaratë se ish-aktivisti i LVV-së kishte vdekur si pasojë e asfiksisë apo problemeve me frymarrjen.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2017, familja Dehari kishte vendosur që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.

Kuvendi i Kosovës, pati diskutuar për këtë rast duke e inkurajuar Prokurorinë që ekspertiza të dërgohej jashtë Kosovës.

Më 17 maj të vitit 2017, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte konfirmuar para kuvendit se kjo lëndë do të dërgohej në IML në Lozanë të Zvicrës.

MD-ja akuzon Prokurorinë Speciale për manipulim në rastin Dehari

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika