Prokuroria Speciale konfirmon se Dejona Mihali po intervistohet si dëshmitare për disa çështje penale
Mëngjesin e sotëm, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta siç njofton Prokuroria Speciale, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje […]
Mëngjesin e sotëm, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
E njëjta siç njofton Prokuroria Speciale, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.















