Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për fajde ndaj 19 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave për veprat penale të fajdes, detyrimit, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Prokuroria Speciale të mërkurën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave nën dyshimin për disa vepra penale.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, aktakuza është ngritur për veprat penale fajde, detyrim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika