Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër 16 personave të pandehur për vepra të rënda penale, përfshirë organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.

Sipas aktakuzës, disa nga të pandehurit, përfshirë S.K., I.K., P.K., A.D., D.K., dhe të tjerë, akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Ndërkohë, S.K. dhe L.B. përballen me akuzën e tentativës për fajde në bashkëkryerje, ndërsa L.B. akuzohet gjithashtu për detyrim dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve. Të pandehurit e tjerë, përfshirë S.K., E.G., S.G., V.H., dhe L.K., janë akuzuar për shpëlarje parash.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve.

Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje.

I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave.

Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim të lëshuar nga Prokuroria Speciale, përmendet se janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme dhe ato në llogari bankare, si dhe prona të paluajtshme, përfshirë një tokë me sipërfaqe prej 1285 metra katrorë, një shtëpi prej 306 metra katrorë, dhe gjashtë banesa.

“Në këtë rast janë konfiskuar: Pajisje elektronike, Para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, Tokë me sipërfaqe prej 1285 m2, Shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe, 6 banesa”.

Kjo aktakuzë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në luftën kundër aktiviteteve kriminale të ndërlidhura me skemat financiare të