Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar, dyshohen se planifikuan vrasje dhe sulme me eksploziv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohen për përfshirje në një grup kriminal të organizuar që kishte planifikuar kryerjen e një vrasjeje të rëndë dhe sulme ndaj bizneseve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, të akuzuarit, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, kanë planifikuar dhe kanë ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi.

Po ashtu, ata dyshohen se kishin planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal.

Prokuroria bën të ditur se secili nga të akuzuarit kishte role të përcaktuara në realizimin e planit kriminal, i cili, sipas saj, u parandalua falë veprimeve hetimore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika