Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi që kanosi Kurtin

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet K.Xh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, K.Xh., me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.

Prokuroria Speciale bën të ditur se i pandehuri e ka kanosur kryeministrin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta “privojë nga jeta”.

Me këto veprime, K.Xh. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Rasti thuhet se i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika