Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj personit të dyshuar për dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.A, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ndodhura më 29 maj 2023 në Zveçan, ku u sulmuan pjesëtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ngarkon të pandehurin me katër vepra penale:

  • Sulm ndaj personit zyrtar,
  • Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,
  • Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve,
  • Posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, mëngjesin e 29 majit 2023, M.A, në koordinim me persona të tjerë, ka ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe të sigurisë, duke përdorur mjete të forta, shufra metalike, koktej molotovi, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Ai akuzohet se ka injoruar urdhrat për shpërndarje të qetë të dhënë nga ushtarët e KFOR-it dhe ka vijuar me dhunën në mënyrë të pakontrolluar.

Si pasojë e veprimeve të dhunshme, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe disa policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale në automjete zyrtare dhe mjete të mediave që raportuan nga vendngjarja.

Prokuroria Speciale ka kërkuar konfiskimin e një arme zjarri dhe shkatërrimin e substancave narkotike të sekuestruara gjatë hetimeve.

Po ashtu, i është propozuar gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika