Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë të pandehurve në Lipjan
Të hënën e 14 nëntorit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se dyshohen për veprat […]





Të hënën e 14 nëntorit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se dyshohen për veprat penale si “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu, të pandehurit akuzohen për veprat e tjera penale si “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ky rast ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kilogramë, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.




















