Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale, në katin e VI-të, duke filluar nga ora 13:30.

Në konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën për krimet e luftës të kryera në këtë lagje gjatë luftës në Kosovë.

Të fundit nga rubrika