Prokuroria Speciale shënjestron 3 raste të reja – të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, telefona, vetura e armë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka shënjestruar tri rastet, në të cilat janë të përfshirè 30 persona, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

Sot, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ku janë shënjestruar tri raste të reja, me 30 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se në rastin e parë janë përfshirë 7 persona, prej tyre 4 gjenden në paraburgim dhe tre në masën e arrestit shtëpiak, për veprat penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Në këtë rast janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë (7) vetura, nëntë (9) telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një (1) armë e gjatë dhe një (1) pistoletë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Në rastin e dytë janë përfshirë 19 persona, tre prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Nga ky rast janë konfiskuar tridhjet e pesë (35) armë, katër (4) vetura, gjashtëqind e pesëdhjetë (650, 00) euro, dy (2) telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, në rastin e tretë janë të përfshirë katër 4 persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ndihmës” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika