Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja me 47 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për vepra penale, ndërsa rasti i dytë i shënjestruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka të bëjë me 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, të mërkurën e 15 marsit ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar dy raste të reja me 47 persona të përfshirë.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit” “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare.

“Janë sekuestruar shtatë banesa dhe tokë bujqësore/ parcele 10,591 m2; Ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare 186,861.75 euro; Janë sekuestruar katër vetura të markave të ndryshme; Janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlere, si dhe para të sekuestruara kesh”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë i shënjestruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka të bëjë me 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, “Shmangie nga tatimi” si dhe “Mashtrim në prokurim publik”.​

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika