Prokuroria Themelore e Pejës mban konferencë për media, paralajmërohet ngritja e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve për korrupsion
Një konferencë për media pritet të mbahet nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për korrupsion. Kjo konferencë pritet të mbahet të premten në ora 12:15, në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës. “Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në […]
Një konferencë për media pritet të mbahet nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për korrupsion.
Kjo konferencë pritet të mbahet të premten në ora 12:15, në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15, në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim.















