Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetimet për skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se ka nisur hetimet e saj lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare. Përmes një njoftimi, ndonëse ka konfirmuar trajtimin e këtyre rasteve, ajo nuk ka dhënë detaje. “Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se ka nisur hetimet e saj lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare.
Përmes një njoftimi, ndonëse ka konfirmuar trajtimin e këtyre rasteve, ajo nuk ka dhënë detaje.
“Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në njoftim.
K.F. Llapi ka lëshuar një komunikatë mbrëmjen e së enjtes, duke bërë thirrje që tifozët të mos bien pre e shkrimeve të kësaj natyre, të cilat i quajti “tendencioze”.
“Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze, dhe ftojmë edhe tifozët që të mos shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, e ka bërë të ditur emrin e ekipit futbollistik kosovar, i cili dyshohet për trukime të ndeshjeve.
Aty shkruhet se ekipi i Llapit të Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Një institucion i hetimeve në Francë ka raportuar se janë arrestuar dhe janë hapur hetime ndaj 9 personave lidhur me kurdisjen e rezultateve në katër ndeshje të Superligës.
Le Parisien e zbulon emrin e ekipit të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve















