Prokuroria thyen heshtjen për rastin e Sebahate Morinës, YIHR KS kërkon shkarkimin e kryeprokurorit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e së ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti, kishte njoftuar Prokurori i Shtetit të mërkurën.

Ndonëse Youth Initiative for Human Rights-Kosovo e konsideron thyerjen e heshtjes së kryeprokurorit të shtetit si një fitore e aktivistëve, kërkesat e tyre vazhdojnë të mbesin evidente.

“Këtë njoftim e shohim si fitore të aktivisteve feministe që me ngulm po kërkojnë drejtësi për rastin e Sebahates. Megjithatë, kërkesa jonë mbetet edhe për hetimin dhe shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi, i cili e udhëheqë prokurorinë që ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Morinës. Nga vrasja e Sebahate Morinës me 14 mars 2021, përkundër kërkesës së organizatave të shoqërisë civile dhe Raportit të Avokatit të Popullit të datës 27.04.2021, nuk ndërmori asnjë veprim për t’i hetuar shkeljet e prokurores përgjegjëse. Përkundrazi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 16 mars 2021 kishte reaguar publikisht duke i quajtur konstatimet e organizatës IKD për shkelje të të drejtës në jetë të Sebahates si “të paqëndrueshme, joprofesionale dhe tendencioze” si dhe duke i akuzuar se këto kritika kanë “si qëllim dëmtimin e reputacionit, imazhit dhe krijimin e mosbesimit të qytetarëve në Institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Ata kanë kërkuar hetimin dhe shkarkimin e kyeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë si dhe shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin.

‘Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Prokurores së rastit. Kërkojmë hetimin dhe shkarkimin e Kyeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e zyrtarëve policor përgjegjës për rastin. Shkarkoni përgjegjësit! Drejtësi për Sebahaten!”, thuhet në njoftim.

As pas më shumë se 1 viti, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur rreth kërkesës së familjes së Sebahate Morinës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj më 14 mars të 2021.

Në korrik të vitit 2021, familja e së ndjerës, përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi, rastin e kishte dërguar në Kushtetuese, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen para drejtësisë, për shkak se nuk e kishin trajtuar me seriozitet denoncimin e saj.

Gjykata Kushtetuese, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se është në fazën përfundimtare të kësaj lënde.

“Kjo lëndë aktualisht është në fazën përfundimtare të shqyrtimit. Sapo të merret vendimi, për këtë do të informohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni. Kohëzgjatja e vendimmarrjes së Gjykatës në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti i çështjes që mund të ngërthejë një rast konkret”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Që nga 14 mars 2021, kur e ndjera Sebahate Morina u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas bëri vetëvrasje, asnjë nga institucionet nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për ta adresuar përgjegjësinë institucionale.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika