Promovimi i librit “Ekonomia në hije: trajtim teorik dhe empirik”, Mustafa: Trajton një fenomen të pranishëm në të gjitha vendet

Prezantim i librit “Ekonomia në hije: trajtim teorik dhe empirik” është bërë në kuadër të edicionit të II të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe shkencor, i organizuar si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH)

Promovimi i librit "Ekonomia në hije: trajtim teorik dhe empirik” të autorëve Akademik Isa Mustafa, Akademike Justina-Shiroka Pula dhe Anëtarit Korrespondent Besnik Krasniqi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se javën e kaluar në edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik, ka promovuar librin e tij “Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik”.

Libri në fjalë është shkruar nga Mustafa me bashkautorë akademik Justina Shiroka Pula dhe anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Besnik Krasniqi.

Po ashtu, ai ka thënë se libri është botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Javën që shkoi, në edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik, promovuam librin “Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik”, autorë: Akademik Isa Mustafa, Akademike Justina Shiroka Pula dhe Anëtar korrespodent i ASHAK, Besnik Krasniqi, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Recensentë: Akademik Hivzi Islami dhe Prod.dr. Muhamet Mustafa”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social, Facebook.

Sipas tij, libri trajton një fenomen ekonomik të pranishëm në të gjitha vendet e botës, por me dimensionin shqetësues në vendet me shtet ligjor të brishtë, me institucionet fragjile dhe ngecje në zhvillimin demokratik dhe ekonomik.

Ndër të tjera ai ka thënë se e gjithë vëmendja ndërlidhet me implikimet e kësaj ekonomie në të ardhurat buxhetore të shtetit, në të drejtat e të punësuarve, efekteve negative në konkurrencën në treg, ndikimin në aktivitetin investues.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika