Promovohet libri “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit Kuka

"Kryemjeshtri" është promovuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka, me autor Arsim Maxhera

Driton Kuka dhe autori i librit, Arsim Menxhera

Të mërkurën e 20 shkurtit në Bibliotekën Universitare të Kosovës është promovuar libri “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka, me autor Arsim Maxhera.

Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur me anë të sportit të xhudos.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ky libër do të dëshmojë dhe do të shpërfaq rrugën e gjatë të përshkuar nga trajneri Driton Kuka deri te sukseset kulminante.

Driton Kuka, trajneri i Kosovës në xhudo

Ai tutje theksoi se sporti i xhudos do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të kësaj ministrie dhe të shtetit në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e sukseseve në këtë sport, formulën e të cilave Kuka duhet ta mbaj sekrete përballë shteteve të tjera.

Nga ana tjetër, presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, duke e falënderuar autorin për librin e botuar, tha se medaljet e shumta, në mesin e të cilave tri të arta olimpike dëshmojnë dhe vërtetojnë se puna e Tonit është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme në këtë sport.

Autori i librit, Arsim Maxhera, theksoi se megjithëse ka shumë më shumë për t’u thënë për Driton Kukën, në libër ka detaje që asnjëherë më parë nuk janë bërë publike.

Vet “kryemjeshtri”, Driton Kuka pasi pranoi kopjen e parë të librit tha para të pranishmëve se ndihet krenarë për punën dhe sukseset e arritura deri më tani, por që është i bindur gjithmonë se ka mundur dhe mund të bëhet edhe më shumë.

Ai tha se libri i promovuar sot do të mundësojë sukseset e arritura të mbeten si trashëgimi për brezat e rinj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika