Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

Të premten është promovuar libri i autorit Rafet Rudi në fushën e muzikologjisë. Libri u vlerësua lart nga panelistët, të cilët kërkuan vazhdimin e tij. Libri, që tregon edhe përvoja të vetë autorit, ishte pjesa më e vështirë për të

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Në mesin e shumë të interesuarve që ishin në publik, pjesë e panelit të premten ishin figura të shquara si filozofi Shkëlzen Maliqi, kompozitori Nestor Kraja dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Filarmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj.

Autori Rudi, që librin e quan si refleksione mbi muzikën, tregon disa vështirësi që ka pasur gjatë shkrimit të tij.

“Së pari, të shkruaj në vetën e parë. Nuk jam mësuar që të shkruaj në vetën e parë, dhe disa momente delikate jetësore siç janë ato të fëmijërisë, por edhe të tjera”, Rafet Rudi, Autor i librit.

Ndërkaq, filozofi Shkëlzen Maliqi vlerësoi lart librin.

“Është një ndër librat e autorëve tanë që e kam redaktuar, më ka impresionuar dhe mund të them, ashtu, më i çmuari”, ka thënë Shkëlzen Maliqi, Filozof.

E profesori dhe kompozitori Nestor Kraja erdhi enkas nga Shqipëria për këtë promovim, tha se një libër i tillë ka qenë i nevojshëm, sidomos për studiuesit e rinj.

“Është një dokument i gjallë, i argumentuar, i fakteve historike të shekullit të kaluar dhe shekullit tonë, në lëmin e muzikës në Kosovë dhe më tej. Dhe keni parasysh që studentët tanë të muzikologjisë kanë shumë nevojë për këto informacione”, ka thënë Nestor Kraja, kompozitor.

Libri u botua nga shtëpia botuese “Dukagjini”, derisa autorit iu kërkua të ketë vazhdimësi të tij, shkaku i nevojës dhe përmbajtjes së librit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika