Promovohet libri “Varrmihësi”, autori e cilëson një udhëtim psikologjik dhe filozofik
Është promovuar libri më i ri me titull “Varrmihësi”, një vepër që, sipas autorit, Flodian Maloku sjell një rrugëtim psikologjik dhe filozofik, duke sfiduar perceptimet mbi jetën, vdekjen dhe gjithçka që ndodhet mes tyre. Përmes një njoftimi, Maloku ka bërë të ditur se personazhi kryesor, Mark Terri, përfaqëson idetë që shpesh mbeten të fshehura brenda […]
Është promovuar libri më i ri me titull “Varrmihësi”, një vepër që, sipas autorit, Flodian Maloku sjell një rrugëtim psikologjik dhe filozofik, duke sfiduar perceptimet mbi jetën, vdekjen dhe gjithçka që ndodhet mes tyre.
Përmes një njoftimi, Maloku ka bërë të ditur se personazhi kryesor, Mark Terri, përfaqëson idetë që shpesh mbeten të fshehura brenda njeriut dhe që në këtë vepër marrin formë përmes një narrative reflektuese.
Ai theksoi se libri trajton tema komplekse të psikologjisë dhe filozofisë, të ndërthurura në karakterin e Mark Territ, i cili shërben si bartës i ideve që formësojnë rrëfimin.
Sipas autorit, “Varrmihësi” synon të jetë një ftesë për reflektim të thellë mbi qenien njerëzore dhe sfidat ekzistenciale.
Autori Maloku njoftoi se libri tashmë është botuar dhe është i disponueshëm për lexuesit.















