Promovohet në Gjakovë Abetarja e përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë

Të enjten e një shtatorit përfaqësuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë përuruar Abetaren e përbashkët për të dyja vendet

Abetarja e përbashkët

Më një shtator të vitit 2022, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe homologia e saj Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi janë duke promovuar Abetaren e përbashkët në qytetin e Gjakovës, për Kosovën dhe Shqipërinë.

Përveç këtyre udhëheqësish, në ceremoni janë duke marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, nga të dyja vendet.

Të mërkurën e 31 gushtit, shtëpia botuese “Dukagjini”, ka prezantuar abetaren e unifikuar.

Kjo abetare vjen si rezultat i bashkëpunimit të të dy ministrive të Arsimit, si dhe dy shtëpive botuese fituese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Minitrja e Arsimit e Kosovës Arbërie Nagavci dhe Ministraj e Arsimit nga Shqipëria Evis Kushi

“Abetarja e re vjen si paketë e kompletuar, e përbërë nga: Libri i nxënësit, Fletorja e punës, Libri i mësuesit dhe versioni digjital i Librit të nxënësit. Për këtë moshë nxënësish, është e rëndësishme që të mësojnë nga kombinimi tekst-ilustrim, që e karakterizon Abetaren e re”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se çdo tekst në abetare ka vlerë edukative, saktësi shkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve.

Abetarja vjen edhe në versionin digjital, ku nxënësit përmes interaktivitetit, mund t’i shikojnë videot e njësive mësimore, t’i shkruajnë shkronjat, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika