Pronari i argjendarisë në Suharekë rrëfen momentin kur grabitësit hynë në objekt

Pronari i argjendarisë në Suharekë ka konfirmuar se grabitësit kanë komunikuar në gjuhën shqipe dhe dialekti i tyre ka qenë i asaj zone

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë, ku katër të dyshuar me armë janë arratisur pas një aksioni nga Policia. Në këtë ngjarje tragjike, një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur në përpjekje për t’i ndaluar grabitësit.

Pronari i dyqanit ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ku njëri prej grabitësve ka kërcënuar me revole djalin e tij.

Ai ka treguar se ata i kanë thyer xhamat dhe më pas e kanë marrë të gjithë mallin e arit që ishte ekspozuar në dyqan.

Komunikimi i grabitësve, sipas tij, ka ndodhur në gjuhën shqipe dhe dialekti ka qenë i asaj zone.

“Njëri prej tyre ka kapërcyer tavolinën e dyqanit…. Djali që ka qenë në dyqan, i kanë bërtitur, duke i thënë se është plaçkitje dhe të mos lëvizë. Kanë thyer xhamat, edhe me një thes ngjyrë të bardh e kanë marrë krejt mallin e arit që ka qenë i ekspozuar në dyqan. Komunikimi i tyre ka qenë në gjuhën shqipe dhe dialekti ka qenë i joni. Ai që ia ka lidhur duart djalit tim, ka pasur revole në duar, armën e gjatë e ka pasur, por nuk e ka mbajtur, por revolen me zhurmues”, ka thënë ai.

Edhe pse kanë lënduar veten prej xhamave, sipas tij, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë kthyer dy herë të tjera.

Në njërin rast, kanë harruar një sëpatë, e cila më pas është marrë nga Policia.

Në herën e tretë, siç ka thënë pronari i argjendarisë, ata janë shfaqur përsëri, por janë larguar pa hyrë brenda dyqanit.

“Në atë kohë ata janë lënduar edhe vetë prej xhamave, kanë qenë me dorëza, por nga ngutja ka pasur pika gjaku në xhama dhe dysheme. Mbasi kanë dalë nga dyqani, janë kthyer edhe dy herë të tjera brenda. E kanë marrë një sëpatë që e kanë harruar, edhe një e ka marrë Policia, por për herën e tretë kur është kthyer me shiku vetëm deri te dera dhe ka ikur prapë”, ka deklaruar tutje pronari i dyqanit argjendarie.

Dëshmitari tjetër nga ngjarja ka shtuar se kur kanë dëgjuar kërcitjet automatike, ata kanë menduar se ishte Policia.

Megjithatë, kur kanë dalë jashtë, kanë kuptuar se nuk ka pasur policë në vendin e ngjarjes.

Një person tjetër, sipas tij, ka qenë duke qëndruar afër makinës dhe ka udhëhequr situatën, duke i drejtuar ata.

“Kur filluan kërcitjet automatike, në menduam që është tjetërkush, pra nga Policia. Kur i kemi dëgjuar kërcimet kemi dalë jashtë nuk ka pasur policë. Një person qëndronte afër makinës dhe kontrollonte çdoherë. Na ka drejtuar tytën edhe neve”, ka deklaruar një dëshmitar nga vendngjarja.

Policia ka njoftuar se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika