Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e gjashtë korrikut në Ferizaj, një pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar punëtoren 22-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se të enjten e shtatë korrikut është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky rast është cilësuar “Lëndim trupor”, dhe vazhdon të hetohet në procedura të mëtutjeshme ligjore.