Pronari i “Suns” pezullohet dhe gjobitet me 10 milionë dollarë për sjellje të pahijshme

NBA e ka gjobitur pronarin e Phoenix Suns, Robert Sarver me 10 milionë dollarë mbi pretendimet për racizëm dhe mizogjini. Sarver ka qenë pronar i "Suns" për 18 vjet por ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë objekt ose arenë ekipi NBA ose WNBA gjatë pezullimit të tij

Robert Sarver, pronar i Phoenix Suns

Pronari i Phoenix Suns, Robert Sarver, është pezulluar për një vit dhe është gjobitur 10 milionë dollarë pas një hetimi të NBA-së mbi pretendimet për racizëm dhe mizogjini.

NBA ka gjetur Sarverin “të angazhuar në sjellje që shkelnin qartë standardet e zakonshme të vendit të punës”.

Hetimi, i cili intervistoi 320 persona dhe shqyrtoi 80 mijë dokumente dhe video, është nxitur nga një artikull i ESPN në nëntor të vitit 2021, raporton BBC.

Megjithatë, ndërsa NBA e ka gjobitur Sarverin me shumën maksimale të mundshme sipas rregullave të saj.

Ndryshe, Sarver ka qenë pronar i “Suns” për 18 vjet por ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë objekt ose arenë ekipi NBA ose WNBA gjatë pezullimit të tij ose të marrë pjesë në ndonjë aktivitet biznesi me ekipet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika