Pronari i veturës së djegur në Zubin Potok i quan frikacakë ata që e kryen këtë veprim: Targat RKS i kisha që 16 vjet

Pronari i veturës së djegur në Zubin Potok, Bojan Bozhoviq, i ka quajtur frikacakë ata të cilët e kanë kryer këtë veprim

Vetura e djegur në Zubin Potok





Bojan Bozhoviq, pronari i veturës së djegur në Zubin Potok, i ka quajtur frikacakë ata të cilët e kanë kryer këtë veprim.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bozhoviq ka publikuar disa pamje të veturës së djegur.

“Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit. Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar”, ka shkruar Bozhoviq.

Ai ka treguar se vetura e djegur të martën mbrëma kishte targat RKS që 16 vjet dhe se e njëjta nuk ishte riregjistruar.

“Falënderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë. Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vjet regjistrim në RKS”, vijon shkrimi.

Pas njoftimit të Policisë së Kosovës për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture më targa RKS në Zubin Potok, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, këto akte Hovenier i ka quajtur kriminale dhe frikacake.

E për këtë reagim, Bozhoviq ka falënderuar ambasadorin Hovenier.

“Faleminderit ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për dënimin e këtij akti çnjerëzor dhe shpresoj që institucionet kompetente të dalin me emrat e autorëve. Faleminderit edhe të gjithë njerëzve të mirë që janë me mua dhe familjen time në këto momente të vështira”.

Ndërkaq, kjo ngjarje ka ndodhur një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika