Pronari i “Zhitia Tours” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i linjës së autobusëve “Zhitia Tours” ka treguar se udhëtarëve të ndaluar në kufi nga Serbia u thanë se po kryhej një kontroll verifikimi dhe se kush ishte pjesëmarrës i luftës s'mund të vazhdonte rrugës, ndërsa ai e cilëson këtë si një hakmarrje të vendit fqinj për dështimet ndërkombëtare

Gazmend Zhitia, pronar i linjës së autobusëve “Zhitia Tours”.

Për ndalimin e qytetarëve kosovarë në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë, pronari i kompanisë së autobusëve “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia, ka thënë se prej 261 ushtëtarësh kanë qenë 23 të intervistuar, me arsyetimin se kanë qenë pjesëmarrës në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas tij, gjashtë autobusë të kompanisë janë ndalur dhe udhëtarët kanë qëndruar në kufi për orë të tëra, duke u thënë se po bëhet një kontroll për verifikimin e tyre.

“Unë kam mbërri në kufi në ora 12 të ditës, autobusët janë ndalur nga ora 01:00 deri në orën 01:15 të kompanisë sonë, e kam fjalën disa të tjerë janë ndalur më herët, kanë mbërritur aty që i kanë ndalur. I kanë ndalur aty gjoja se janë duke bërë një kontroll për verifikimin, këtë jozyrtarisht ma kanë thënë zyrtarët e policisë aty”, ka thënë Zhitia.

Zhitia ka theksuar se ndër të intervistuarit nga policia serbe ishte edhe një djalë i lindur në vitin 2006, i cili nuk kishte asnjë lidhje me luftën, duke e cilësuar këtë si një lojë të ulët nga autoritetet serbe.

“Udhëtarët kanë mbërritur që nga ora 1:15 të natës deri në ora 15:00 të ditës së sotme. Kanë qenë gjashtë autobusë, tre kanë qenë në hyrje të Serbisë, tre kanë qenë në dalje, i kanë ndalur edhe në hyrje edhe në dalje, gjoja se po bëjnë një verifikim të udhëtarëve. Këtë e kanë thënë Policia aty, bukfalisht këtë e kanë thënë “ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës të luftës duhet me qëndru këtu” prej gjithsej 261 ushtëtarëve, kanë qenë 23 të intervistuar, lë të rrinë këta 23 këtu, thanë, dhe ju të tjerët mundeni me vazhdu rrugën. Ne nuk pranuam, sepse një djalosh i lindur në 2004-tën, ai nuk ka të bëjë me luftën aspak”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk kishte udhëtarë që ka pasur probleme shëndetësore dhe se asnjë nga pasagjerët e autobusëve të kompanisë së tij nuk është ndaluar në Serbi.

Sipas tij, kjo është një hakmarrje e Serbisë për dështimet në arenën ndërkombëtare, dhe një lojë e nivelit shumë të ulët që vetëm ata dinë ta bëjnë.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika