Pronat rreth Manastirit, Prokuroria ndërmerr veprime hetimore

Prokuroria Themelore në Pejë ka filluar hetimet ndaj institucioneve të cilat nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarë tokë përreth Manastirit të Deçanit, ndërsa Komuna e Deçanit nuk e ka komentuar fillimin e vendimit derisa njohësit e çështjeve juridike kanë hedhur dyshime mbi këtë hetim

Manastiri i Deqanit

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth manastirit të Decanit, tash e 6 vjet nuk po gjen zbatim.

E institucionet të cilat nuk po e zbatojnë këtë vendim gjyqësor, duket se do të përballen me Prokurorinë Themelore të Pejës.

Ky organ i akuzës, ka konfirmauar se tashmë janë duke u marrë veprime hetirmore në lidhje me moszbatimin e këtij vendimi të Kushtetueses.

Prokuroria themelore në Pejë deklaroi se “Lidhur me ketë çështje penale jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim më Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”.

Deri te këto veprime të prokurorisë, ka ardhur pasi që vet Gjykata Kushtetuese një vit më parë ka njoftuar Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit, se vendimi i tyre nuk po zbatohet.

Më pas, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, sipas kompetencës territoriale e ka deleguar këtë çështje tek Prokuroria Themelore në Pejë.

E lidhur me këto veprime të Prokurorisë, Komuna e Decanit që është një nga akterët e moszbatimit të këtij vendimi, të cilë nuk kanë dashur të komentojnë fare.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini, as vet Bashkim Ramosaj, që udhëheq këtë komunë nuk ka dashur të komentojë. Ai ka kërkuar që të gjitha informacione të merren në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Por, për dallim nga Ramosaj, është dikush tjetër që thotë se nuk ka bazë ligjore që të nisin hetime të tilla.

Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet.

Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi(IKD), Ehat Miftaraj deklraoi se:“ Vendimet e Gjykatës Kushtetuse duhet të zbatohen por nuk shohim bazë ligjore e cila dot ë mund të iniciohet nga ana e Prokurorisë për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuse. Model që e ka Republika e Kosovës është që vendimet e Gjykatës zbatohen nga instucionet dhe është e natyrshme që instucionet ta zbatojn por legjislacioni penal nuk ka dispozitë që e sanksionon mos vendimin e Gjykatës Kushtetuse”.

Mos zbatimi i vendimit sipas Miftarajt mund të ketë pasojë në aspektin e integrimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“ Kosova mund që këtë vendim mos ta zbatoj por mund të ketë pasoja më afatgjate qoftë në integrimin Evropian ose më rastin e tanishëm në Këshillin e Evropës”, shtoi Miftaraj.

Lidhur më zbatimin e Gjykatës Kushtetuse e cila në vitin 2016 ka vendosur pro kërkesës së Kishës Ortodokse që 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit të jenë nën pronësin e  manastirit, thirrje kanë bërë edhe ndërkombetarët.

Janë shtet e QUINTIT ato që ditëve të fundit po i bëjnë presion institucioneve të Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika