“Propozimi ynë edhe këtë herë është Albulena Haxhiu”, thotë Murati


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje [VV], Hekuran Murati para mediave ka deklaruar se kandidimi i propozuar edhe pesë herë të tjera të Albulena Haxhiut do të jetë sërish edhe sot. Ai bëri thirrje edhe për zhbllokimin e situatës së krijuar, siç tha ai nuk do të zgjidhet vetëm kryetari i Kuvendit por edhe tre nënkryetarët e tij.

“Ngjajshëm me ditën e bukur të sotit do të kemi edhe një rezultat të kënaqshëm në Kuvend, në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohet institucionet, konstituohet Kuvendi. Albulena Haxhiu është sërish kandidate e propozuar. Ftoj, ose lus të gjitha partitë që janë pjesëmarëse në Kuvend, që me votat e tyre të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në konsistuimin e Kuvendit”, tha Murati para mediave.

Ndryshe, Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të tetën herë radhazi, në tentim që të konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë se kjo tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.

https://www.facebook.com/share/v/1EgfejddUJ

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika