Propozohet buxheti prej 30 mijë eurosh për Komision Hetimor Parlamentar, VV-ja ankohet se është i lartë

Komisioni Hetimor Parlamentar ka diskutuar në mbledhjen e sotme rreth procedurave për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore, duke theksuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme. Buxheti i propozuar fillimisht në vlerë prej rreth 30.000 eurosh u ul pas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes dhe u miratua në shumën prej 26.950 eurosh

Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ka diskutuar në mbledhjen e sotme për shpenzimet dhe buxhetin e këtij komisioni.

Buxheti i propozuar fillimisht në vlerë prej rreth 30.000 eurosh, pas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes është ulur.

Pas kësaj ankese, anëtarët e komisionit e kanë votuar buxhetin në vlerë prej 26.950 eurosh.

Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se buxheti prej rreth 30.000 eurosh që është propozuar për komisionin hetimor, është i lartë.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes të mos bëhen “shumë të arsyeshëm”. Tha se mjetet do t’i kthehen Kuvendit nëse nuk shpenzohen.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se në buxhet përfshihen edhe kompensimet për ekspertë.

“Nuk di si mund t’i reduktojmë, sepse janë ekspertiza të shtrenjta. Nëse ka mbetur te byfeja, hiç s’ka problem. Kafet i blejmë vetë”, ka thënë ajo.

Kryesuesi i Komisionit, Rashit Qalaj, tha se tabelën e buxhetit e ka bërë administrata e komisionit./ EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika